Rreth Nesh

Champion's place

Kostrateg përbëhet nga një ekip me kompetencë, njohuri dhe përvojë, që kanë kombinuar potencialin për të ofruar zgjidhje strategjike dhe konsulencë të përgjithshme për individët, bizneset, korporatat, grupet sociale dhe entitetet politike që kanë pasion dhe vizion për t'u rritur, zgjeruar dhe triumfuar në fushat e tyre të biznesit, politikës dhe aktivizmit qytetar.

Qëllimi ynë!

Empowering...

Qëllimi ynë është që të prodhojmë histori suksesi përmes transmetimit të dijes dhe ekspertizës, duke iu mundësuar klientëve që ta gjejnë rrugën e duhur drejt përmbushjes së ambicieve dhe aspiratave të tyre. Përmes transmetimit deri në transformim, synojmë që klientët tanë të jenë kampionë në treg dhe përmes zgjidhjeve strategjike e inovative, të qëndrojnë të tillë për kohë të gjatë. 

Vlerat tona

Ne nuk bëjmë kompromis me integritetin, kompetencën dhe cilësinë e shërbimit. Ne nuk mbulojmë gjithçka, por vëmë gjithçka në shërbim të asaj çfarë mbulojmë. Vlerat tona themelore janë: integriteti, konfidencialiteti, përgjegjësia, pasioni, origjinaliteti; 

1. Integriteti

Mbajtja e ndershmërisë dhe parimeve etike në të gjitha projektet.

2. Konfidencialiteti

Ruajtja e besimit përmes trajtimit të sigurt të informacionit.

3.Përgjegjësia

Marrja e pronësisë dhe sigurimi i përgjegjshmërisë në çdo veprim.

4. Pasioni

Entuziazëm dhe përkushtim në punën dhe marrëdhëniet tona.

5. Originality

Të ushqyerit e të menduarit inovativ për të nxitur zgjidhje efektive dhe unike

Qasja jonë

Njohja e thellë e klientëve është kusht themelor në punën tonë. Prandaj ne fillimisht i kushtojmë rëndësi klientit, mentalitetit të tij, ambientit dhe sektorit ku vepron, ambicieve, praktikës dhe vizionit të asaj çfarë ai dëshiron të arrijë. Pastaj, zgjidhjet, format, hapat dhe drejtimi se si të arrijmë aty së bashku, janë përgjegjësi e jona.

Shërbimet tona:

Për sektorin e biznesit:

Ne ofrojmë konsulencë të specializuar për ndërmarrësit, bizneset dhe korporatat që duan të kyçën sigurt në treg, të sigurojnë qëndrueshmëri në treg, të komunikojnë rëndësinë e produkteve dhe shërbimeve të tyre, si dhe që duan të zgjerojnë tregun dhe të kërkojnë mundësi të reja, përtej asaj çfarë kanë arritur deri më tani.

Për Sektorin Politik

Ne vlerësojmë guximin, pasionin dhe vizionin për ndryshim që politikanët dhe veçmas politikanët e rinj duan ta sjellin në shoqëri. Prandaj kujdesemi që kjo të bëhet në mënyrën e duhur. Mesazhet politike duhet të lëvizin jo vetëm zemrat por edhe karriget. Ne jemi këtu për ta orientuar pasionin politik drejt kompetencës politike, deri në fitore të pa kompromis.